Mickoski: Vendimi për konfiskimin e selisë është vendim politik

June 8, 2022
1 minut lexim

Vendimin gjyqësor në rastin “Talir 2”, me të cilin kërkohet që të konfiskohet selia kryesore e VMRO-s në Shkup dhe 30 seli të tjera partiak mbarë vendit, kryetari Hristijan Mickoski e quan vendim politik. Ai u shpreh se megjithatë ky vendim gjyqësor nuk do t’i dekurajoj ato, por përkundrazi do t’i motivoj për të luftuar kundër këtij gjyqësori dhe prokurorie siç e quajnë të partizuar dhe ndaj këtyre politikanëve kriminel. Mickoski më tej thotë se prona nuk është VMRO-DPMNE, por populli maqedonas është VMRO, ndaj dhe nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

“Kjo gjykatë dhe prokurori e partizuar ka vendosur ta gjykoj VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, nuk e gjykon VMRO-n, por e gjykon popullin maqedonas, e gjykon Maqedoninë. VMRO-DPMNE në këto 30 vite të pavarësisë së Maqedonisë, ka kaluar nëpër shumë vështirësi, kështu që do të kaloj edh ejjo, sepse prona, e cila po kërkohet të konfiskohet, nuk është VMRO-DPMNE, por populli është VMRO-DPMNE dhe kjo gjyqsi dhe prokurori e partizuar e LSDM-së dhe BDIsë nuk e gjykon VMRO-në, por Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë drejtësinë, do të luftojmë, nuk do të tërhiqemi. Nëse dikush mendon se ky vendim gjyqësor do ta dekurajoj VMRO-DPMNE-në, gënjehet”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Divergjencat ndërmjet ariut siberian dhe tigrit anadollak

Story i radhës

Këputja e një kablli optik nënujor shkakton probleme në mbarë botën

Të fundit nga

ShkoLartë