Mickoski: U kërkoj falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, fëmijët janë prioritet i kësaj qeverie

December 25, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski banorëve të Haraçinë dhe Likovës u ka kërkuar falje në lidhje me vonesën e hapjes së çerdheve në këto dy komunat.

“Mëngjesin e sotëm kam folur me Fatmir Limanin dhe gjatë ditës me anëtarët e kabinetit të tij, ndërsa shefi i kabinetit të tij do të kontaktojë administratën e komunës së Haraçinës dhe Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë miratimet. Unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioritet ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim”, tha Mickoski.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dje tha se para se të nënshkruaj hapjen e çerdhes në Haraçinë, kryetari i saj Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje pasi e quajti ministër jolegjitim.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Среќни ВЛТ ВЕСТИ: Скопјанец освои супер милионер вреден 7.465.017 денари

Story i radhës

Vllaznia “grabit” te Ballkani

Të fundit nga

ShkoLartë