Mickoski tregon në Klan Direkt prognozën e tij se sa deputetë fiton VMRO-ja dhe partitë e tjera në zgjedhjet parlamentare…

March 13, 2024
1 minut lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin Klan Direkt tha se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, madje ai bërë të ditur dhe prognozën e tij sa sa mandatë do ti këtë VMRO-ja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Siç janë shifrat tani pres që në raundin e dytë të fitojë bindshëm Davkova si e para, ndërsa sa i përket presidentit aktual Stevo Pendarovski pres që diferenca pas raundit të parë të jetë më e madhe. Raundi i dytë është në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në shumë mënyra do të ndikojë në vetë fushatën dhe atmosferën midis dy raundeve, por edhe zgjedhjet parlamentare 8 majit. Në zgjedhjet parlamentare VMRO pres që të korrë fitore të madhe. Ndaj unë them se sipas sondazheve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të merrte 53-56 deputetë, LSDM 25 deputetë, Partitë shqiptarë së bashku 25-26 deputetë ndërsa pjesa tjetër do të ngelej për Levicën dhe Maksim Dimitrievskin nga ZNAM”, tha Mickoski. /tvklan.mk

 

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gold AG për babain e tij thotë se do jepte gjithçka veç zanin me ja dëgju

Story i radhës

Deçiqi barazon në Berane por lëshon kreun në Mal të Zi

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë