Mickoski: Tre kërkesat e Petkovit, më radikale se të Karakaçanovit

Kryetari i VMRO DPMNE-së komentoi gjithashtu 3 kërkesat bullgare të cilat i përmendi dje kryeministri bullgar Kiril Petkov. Sipas tij, Petkov po përdor fjalorë ultranacionalist për ta ruajtur shumicën parlamentare dhe koalicionin qeveritar, por ato kërkesa janë të papranueshme për popullin maqedonas.

 “Tre kërkesat e Petkovit janë më radikale se ato të Karakaçanovit, sepse ai thotë ‘Deklarata e Kuvendit’, e cila nëse e shihni është asimiluese dhe hegjemoniste, ndërsa pastaj thotë se bullgarët duhet të jenë në Kushtetutën e Maqedonisë dhe në fund thotë Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Unë nuk e di a ka njeri normal në Maqedoni që do ta pranojë këtë. Madje as këta për të cilët mendojmë se janë totalisht larg interesave nacionale, as ata nuk mund ta pranojnë”, tha Micksoki, raporton SHENJA.

Mickoski thotë se bisedimet me Bullgarinë nuk duhet të vazhdojnë deri sa të marrin garanca të shkruara nga pala bullgare se nuk kanë çështje të hapura sa i përket identitetit maqedonas.

Story i mëparshëm

HRW: Talibanët po arrestojnë dhe torturojnë civilët në Afganistan

Story i radhës

​Përvjetori i Lidhjes, kryetarët e Komunave shprehin gatishmëri për bashkëpunim

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish