Mickoski: Thirrja e Ahmetit për vetting humor i mirë

October 3, 2024
min lexim

 

Bdi dhe Ali Ahmeti janë duke u mësuar të veprojnë si opozitë por ju duhet përshtatje,  ky është vlersimi i Kryeministrit Hristian Mickoskit dhe Liderit të ASH Arben Taravarit duke ju përgjigjur qëndrimeve të kreut të Integristëve Ali Ahmeti që BDI nuk është e interesuar të bëhet pjesë e qeverisë kurse VLEN të braktis të njejtën. Mickoski kërkoi nga partia e Ahmetit që në periudhën e ardhshme të  jenë më kreativë dhe të bëjnë reformat e nevojshme për të garuar më të fortë në ciklet tjera zgjedhore.

“Nuk mund çfarë të shtoj përveç asaj që tha Ministri, BDI ngadal por sigurt është duke u mësuar si një parti opozitare, me vjen keq që udhëheqësia e BDI-së dhe Ali Ahmeti e krahasoi partinë e tij dhe udhëheqësinë me mjet shpëtimi, pres me shumë kreativitet. Megjithatë kjo është ajo që është, ju dëshiroj ditë opozitare nëpërmjet të cilave do të reformohen, të mund të mbrojnë identitetin e tyre, të reformojnë kuadrot e tyre dhe pastaj mundet ndoshta ndonjë nga zgjedhjet e ardhshme do të paraqiten me një qasje më të fortë” tha Mickoski

Të njejtin qendrim e ndanë edhe Lideri i ASH Arben Taravari.

Ahmeti siç duket ngadal është duke u mësuar  në opozitë, shpresoj që do të mësohet edhe më shumë kështu që mendoj se vetëm duhet të përshtatet asgjë tjetër”  – tha Taravari.

Sa i përket thirrjes së Ahmetit për vetingg për të gjithë funksionarët që janë pasuruar në 30 vitet e fundit për Mickoskin nuk është asgj tjetër përveç se humor qesharak të cilin thotë se do e ndëgjojnë edhe në periudhën e ardhshme.

“Unë mendoj se me shkuarjen e BDI-së në opozitë lloj i tillë i satirës dhe humorit ka mbaruar, por ato janë duke vazhduar edhe më tej. Në rregull do të ndëgjojmë në periudhën që vjen kështu lloj humori qesharak dhe do të shohim deri ku dë të shkojn si parti politike” – tha Mickoski.

Mickoski ju përgjigj edhe paralamërimeve për protesta nga Fronti Evropian,  për të cilat tha se është e drejta e tyre që pakënaqësitë ti shprehin në formë demokratike e që do të jenë të mirëpritura nëse zvillohen në formë të tillë, në të kundërtën theksoi se do të detyrohen të mbrojnë institucionet. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konferencë ndërkombëtare e Bankës Popullore: Kriza e inflacionit është tejkaluar me sukses

Story i radhës

“Isha veç 6 vjeç por i mbaj mend gratë e zhveshura dhe..”, 30 vjeçari trondit me deklaratat për festat e Diddyt

Të fundit nga

ShkoLartë