Mickoski sot do të tregoj se a do të shkoj në takimin e liderëve

November 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski njoftoi për sot se do ta bëj të ditur qëndrimin e tij nëse do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për të hënën nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mickoski theksoi se vendimi do të pasoj pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, grupin parlamentar dhe organet e larta partiake.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka dërguar ftesë për takim liderësh të hënën me kryetarët e të gjitha partive parlamentare, ku në fokus do të jetë rruga evropiane e vendit si dhe vendimet që siç thuhet në të ardhmen duhet të merren me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Deri tani ftesës i janë përgjigjur pozitivisht BDI, partitë e koalicionit me LSDM, ASH, AAA, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Lëvizja BESA

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe zgjoheni në mëngjes të djersitur, duhet të shqetësoheni për këto 3 sëmundje

Story i radhës

“Srpska” protestë për dalje nga institucionet, Vuçiç me takime intensive me aleatet rus e kinez

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë