mickoski sherbimet me kane ndjekur ne menyre ilegale e dhe kane keqperdorur resurset shteterore 6798a8c14ff6b

Mickoski: Shërbimet më kanë ndjekur në mënyrë ilegale e dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore

January 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg.

“Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që janë në burg. Ajo që, bazuar në një informacion të supozuar të marrë nga një informator, ishte përgatitur një shënim që më pas, sipas procedurës së agjencisë, shërbente si alibi që të mundet në mënyrë institucionale të ndiqet dhe theksoi se nuk është në rregull dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që MPB nuk ishte informuar. Bazuar në atë që arrita të shoh dhe dëgjoj nga njerëzit me të cilët komunikoj, e që janë të punësuar në agjencitë që merren me sigurinë, mund të konkludoj se bëhet fjalë për një procedurë të brendshme ku shfrytëzohen resurset e këtyre agjencive, të cilat zakonisht veprojnë bazuar në informacionet e marra, pa pasur prova materiale”, theksoi Mickoski në intervistën për “360 gradë”.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump thote se microsoft eshte ne bisedime per te blere tiktok 6798a8baa1162
Story i mëparshëm

Trump thotë se Microsoft është në bisedime për të blerë TikTok

carvajal do te kthehem ne lule te karrieres nuk kam fare dyshim 6798a9af85cd0
Story i radhës

Carvajal: Do të kthehem në lule të karrierës, nuk kam fare dyshim

Të fundit nga

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Çair

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në komunën e Çairit të Shkupit, ku mbrëmë në një incident me armë zjarri ka mbetur i vrarë një
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë