Mickoski: Sa konteste duhet të zgjidhim që të fillojmë negociatat me BE-në?

March 25, 2022
1 minut lexim

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është mysafir në ClickPlus në TV21.

Duke folur për procesin eurointegrues, ai pyeti se edhe sa konteste duhet të zgjidhë Maqedonia që të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian?

“Sa çështje të hapura duhet të zgjidhim që përfundimisht të fillojmë negociata me Bashkimin Evropian? Në vitin 2017 është nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë nga ana e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov dhe ai ishte çelësi, njëri nga dy çelësat të cilët duhej t’i hapnin dy dyert që Maqedonia të bëhet anëtare në kuadër të vendeve të NATO-s dhe procedura është e tillë, që nëse ndonjëri shtet anëtar i NATO-s ka problem me ndonjë fqinj, me ndonjë shtet tjetër që pretendon të jetë pjesë e NATO-s, mund ta pengojë”, tha Mickoski duke pyetur se pse Bullgaria atëherë nuk e pengoi Maqedoninë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarr në fshatin Haraçinë të Shkupit

Story i radhës

Një autogol vendos sfidën Shqipëri – Çeki

Të fundit nga

ShkoLartë