mickoski regjistrimi eshte operacion statistikor dhe jo politik 68655fdc99ed4

Mickoski: Regjistrimi është operacion statistikor dhe jo politik

July 2, 2025
1 minut lexim

Ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë përgjegjësi penale për ish-drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ata i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke e ndarë popullsinë në “rezidente” dhe “jo-rezidente” në regjistrimin e fundit, kryeministri Mickoski përsëriti se regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik.

Sipas tij, duhet të mendohet për regjistrim të ri elektronik, pasi të dhënat nga regjistrimi i fundit nuk janë relevante.

“Nëse ajo metodologji nuk vlen, atëherë ne në fakt punojmë me të dhënat nga viti 2002. Realisht, sepse nëse Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar atë metodologji, kjo do të thotë që ne aktualisht po punojmë me të dhëna 23 vjet të vjetra. Dhe nga ana tjetër po themi se jemi kandidat për Bashkimin Evropian, se duam në Bashkimin Evropian, duhet të vendosim çfarë duam në të vërtetë. A do të merremi me etnopolitikë apo do të merremi me zhvillim të vërtetë, të dyja nuk mund t’i bëjmë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kryeministri gjithashtu theksoi se nisma për regjistrim elektronik ende nuk është ndarë me partnerët dhe se për këtë do të zhvillohet debat.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje grua nga sinicani i tetoves eshte sulmuar nga nje ari 68655dbd968c2
Lajmi i mëparshëm

Një grua nga Siniçani i Tetovës është sulmuar nga një ari

bekim qoku reagon ashper bota serbe nje projekt i rrezikshem i maskuar si bashkepunim rajonal 6865650107b08
Lajmi i radhës

Bekim Qoku reagon ashpër: “Bota serbe” – një projekt i rrezikshëm i maskuar si bashkëpunim rajonal

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë