mickoski radovishi do te fitoje nje qender moderne multifunksionale dhe nje muze 67e151c6aab62

Mickoski: Radovishi do të fitojë një qendër moderne multifunksionale dhe një muze

March 24, 2025
1 minut lexim

Nuk kam çfarë të shtoj më tepër prej asaj që e thanë folësit paraprak.

Do të doja t’u uroj qytetarëve të Radovishit. Të gjitha këto projekte, le t’i shfrytëzojnë me kënaqësi. Ka edhe projekte të tjera, këtu nuk do të ndalemi, e di se as si komunë, as si Qeveri. Si Qeveri, gjatë periudhës së kaluar, kemi investuar shumë në Radovish dhe do të vazhdojmë të investojmë në Radovish.

Projektet i përmendi kryetari i komunës. E shfrytëzoj këtë rast për t’i falënderuar kryetarin e komunës, ministrat përkatës që janë me mua, si dhe deputeten, administratën e Komunës së Radovishit, këshilltarët, të gjithë ata që punojnë dhe kontribuojnë së bashku për realizimin e këtyre projekteve, në mënyrë që ne si Qeveri të mund t’i financojmë ato.

Unë vetëm dëshiroj që këto projekte të përfundojnë sa më shpejt, që radovishasit të mund t’i përdorin.

Si Qeveri, vazhdojmë të ndërtojmë, sepse ky është frymëzimi dhe qëllimi ynë. Maqedonia duhet të ndërtohet.

Unë e di që qytetarët kanë kujtime të këqija nga e kaluara, ndiejnë zemërim. Sepse në vend që të ndërtohej, Maqedonia vidhej. Tani kemi një Qeveri ndryshe, një ambicie ndryshe. Dhe me atë përkushtim, vazhdojmë të punojmë. Urime, dhe le të shtohen edhe më shumë projekte të suksesshme.“

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keto pyetje do ta cojne takimin tuaj ne nje nivel tjeter 67e14d9063da4
Story i mëparshëm

Këto pyetje do ta çojnë takimin tuaj në një nivel tjetër

tragjedia ne kocan kryqi i kuq fillon shperndarjen e ndihmave 67e151c6da97e
Story i radhës

Tragjedia në Koçan, Kryqi i Kuq fillon shpërndarjen e ndihmave

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë