Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë për ti thënë JO propozimit francez.
Gjithashtu Mickoski hodhi dyshime se nesër në seancën qeveritare shefi i diplomacisë Osmani do të nënshkruaj protokollin për mbajtjen e mbledhjes së dytë ndër qeveritare në mes RMV-së dhe Bullgarisë dhe me çka sipas tij do të aprovoj propozimin francez.
“Ajo që kam si informacion është se përgjigja pozitive e Bujar Osmanit me siguri do të kalojë në seancën e nesërme të qeverisë, me të cilin zyrtarisht do të nënshkruhet protokolli i mbledhjes së dytë ndërqeveritare të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe me këtë zyrtarisht dhe praktikisht qeveria pajtohet me procesverbalin e mbledhjes së parë ndërqeveritare, por edhe pasi të jenë krijuar kushtet për të pranuar kornizën e negociatave në të cilën ato janë dhe janë të përfshira dhe historia, arsimi dhe kultura. Pra, pres të paktën pak sens që deri nesër do të ndryshojnë mendje dhe do të dëgjojnë këtë jo të fortë për atë që po bëjnë në këtë moment me identitetin maqedonas”, deklaroi Mickoski.