Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot refuzoi t’i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes se si i komenton deklaratat e zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbi idenë për kryeministrin e parë shqiptar, përcjell TV21. Mickoski tha se VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa marrë parasysh se kush do të jetë kryeministër. TV21
“Për zgjedhje në maj, ja le të jetë edhe pjesa e parë e qershorit. Jemi në dispozicion, menjëherë, nuk ka nevojë për qeveri teknike. Me Oliver Spasovskin si ministër i MPB-së, me këdo qoftë që është atje kryeministër. A do të mbetet ky, a do të vijë dikush tjetër…dhe kështu me radhë. Me këtë ministër të Financave dhe zv/ministër të Financave, me këtë ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Ja, kështu siç është tani, ne jemi të gatshëm të shkojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.