Mickoski pranoi ftesën e liderëve, mirëpo mbetet i vendosur për ndryshimet Kushtetuese

min lexim

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE, TEMË E MBYLLUR”

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka konfirmuar se e pranon ftesën e pushtetit për pjesëmarrje në takimin e liderëve, por ka theksuar se tema kryesore e diskutimit duhet të jetë kriza, inflacioni dhe varfërimi i popullatës dhe jo ndryshimet kushtetuese si kusht për rrugën evrpopiane të Maqedonisë së Veriut. Pa garanci se nuk do të ketë kushtëzime të reja nga ana e Bullgarisë, VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ka përsëritur Mickoski.

Me qëllim që t’u shmanget kritikave për izolim dhe kundër Evropës, Hristijan Mickoski, lider i opozitares VMRO-DPMNE, sot e pranoi ftesën e pushtetit për t’u ulur në tryezën e përbashkët me të gjitha partitë tjera politke në vend.

“Do të vi në takimin e liderëve dhe do ta them me zë, jo përmes komunikatave, se arsyeja më reale për të cilën një takim liderësh ka përmbajtje janë bisedimet për problemet e popullit i cili është i uritur dhe gjithë ilaçi i kësaj janë zgjedhjet parlamentare. Shtrenjtimet, energjetika dhe varfëria janë diagnoza e sëmundjes kolektive e cila e mundon shoqërinë. Ilaçi i vetëm janë zgjedhjet parlamentare.” – deklaroi Mickoski.

Mickoski theksi se ulja në tryezën e përbashkët me partitë në pushtet nuk do të thotë apriori pajtueshmëri për ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e Bullgarëve si popull shtetformues në vend, kusht nga Sofja për vazhdimin e procesit aderues me BE-në.

“Për ndryshimet kushtetuese, kjo është temë e mbyllur, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë në këto rrethana dhe pa garanci për të ardhmen tonë evropiane, të mbrojtur nga kushtëzime tjera nga ana e Bullgarisë. Pa garanci të qarta për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, ku Bullgaria nuk do të ketë mundësi ta frenojë procesin, për identitetin maqedonas, për gjuhën maqedonase – ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.” – deklaroi Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtyre ditëve u ka dërguar ftesë partive parlamentare për takim të përbashkët liderësh për të ardhmen evropiane të vendit, posaçërisht për rrjedhën e negociatave aderuese dhe hapjen reale të kapitujve, që duhet të ndodhë pas përfshirjes së Bullgarëve si bashkësi në Kushtetutën e vendit. Këtë kusht e imponoi Bullgaria, e cila për dy vite e bllokoi fillimin e negociatave në mes Shkupit dhe Brukselit.

Story i mëparshëm

Notat e hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës

Story i radhës

Zyrtari i lartë përballet me thirrje për hetime

Të fundit nga