Mickoski: Po e rrumbullakojmë premtimin për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë

January 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se mbi 300.000 pensionistë sërish do të kenë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë me pensionin e marsit, pas rritjes prej 2.500 denarë në shtator të vitit të kaluar,  me çfarë do të rrumbullakohet  premtimin e Qeverisë për pensione më të larta për 5.000 denarë.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, Mickoski përsëriti se me buxhetin e ri është paraparë rritje e pensioneve për 2.500 denarë me pensionin e marsit që do të paguhet në fillim të prillit.

“Me këtë rrumbullakohet premtimi se në vitin e parë pensionet do të rriten në mënyrë lineare për 5.000 denarë. Në nëntë muaj do ta bëjmë këtë. Dhe mendoj se pensionistët janë të kënaqur me këtë masë dhe se në një mënyre arrijmë t’ua lehtësojmë ditët e pensionit si Qeveri dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim edhe në të ardhmen. Më shumë se 300 mijë pensionistë do ta marrin këtë rritje me pensionin e marsit”, tha Mickoski, pas lëshimit në përdorim  të sallës sportive në Radovish.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedia në Rashçe/ Politika në një zë – ngushëllime familjes dhe durim për të përballuar këtë tragjedi!

Story i radhës

Kthimi i emigrantëve pas festave/ Fluks largimesh në Kakavijë, dalin 6700 qytetarë për 24 orë

Të fundit nga

ShkoLartë