Mickoski: Përmes bashkëpunimit të kompanisë “SOKAR” me AD ESM, shteti do të ketë çmim edhe më të ulët të gazit

min lexim
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në forumin e biznesit “Dialog mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë”, organizuar nga Oda Ekonomike Turko-Maqedonase (MATTO). Pas ngjarjes, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se çfarë do të thotë bashkëpunimi me gjigantin energjetik të Azerbajxhanit “SOKAR”, i cili u nënshkrua sot me SH.A. ESM ai informoi se bëhet fjalë për një kompani, përmes së cilës SH.A. ESM në tremujorin e fundit të këtij viti furnizohet me gaz, ndërsa me memorandumin pritshmëritë janë që shteti të fitojë një çmim edhe më të ulët të gazit.

“Po, është vërtet një lajm fantastik, është diçka pozitive për ne si vend. “SOKAR” është  gjigant, “SOKAR” është gjigant i madh, si kompani “SOKAR” tashmë furnizon më shumë se njëzet PSM në Evropë. Kjo është njëzet miliardë metër kub normale të gazit në gjashtë vende deri më tani dhe ky numër po rritet, tani edhe me ne.

Përmes “SOKAR”, ESM në tremujorin e fundit të këtij viti furnizohet me gaz për ngrohje dhe prodhim të energjisë elektrike. Kjo në biznesin e gazit është në thelb është tremujori i parë. Vitin tjetër, tremujori ynë i parë, në biznesin e gazit do të jetë tremujori i dytë, ndaj funksionon pak më ndryshe për ta.

Pres që me këtë memorandum të kemi një çmim edhe më të ulët. Të tilla janë pritshmëritë dhe ajo që kam diskutuar me kreun e shtetit në Azerbajxhan. Dhe me të vërtetë me këtë tregojmë se jemi të gatshëm ta presim dimrin dhe se nuk do të kemi problem në furnizim me energji”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Story i mëparshëm

Mickoski: Pres rezultat të mirë nga negociatat me bankat për huanë hungareze të destinuar për kompanitë

Story i radhës

Filloi debati në komision për buxhetin e 2025 – Për pushtetin, është zhvillimor, për opozitën gjeneron borxhe

Të fundit nga