Mickoski përjashton Taravarin: “Po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!” (VIDEO)

May 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Taravari dhe disa persona rreth tij janë të vendosur që të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së.

“Mund vetëm t’i dëshiroj fat dhe besoj se do të kemi një takim përfundimtar gjatë javës së ardhshme në të cilinë do të kemi një rezyme të asaj që është bërë dhe do t’i dëshiroj shëndet sepse ajo na duhet. Por më duhet të them se më së paku e kam menduar se do të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve por ajo është vendimi i tij. Jam i bindur se është vendim i pak njerëzve dhe jo i anëtarësisë së ASH-së”, tha Mickoski.

Mickoski tha se do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.

“Është përzgjedhje e tyre, pres që këtë javë të pijmë një kafe, un do ta ftoj dhe më pas pres, për shkak se Qeveria është e fortë stabile ka shumicë të fortë në Kuvend, të vazhdojë me procesin reformues, projekte për qytetarët, atë që qytetarët e presin nga ne”, deklaroi Mickoski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aktivistë të rinj nga Maqedonia e Veriut, Franca, Rumania dhe Turqia në trajnim për ndryshimet klimatike në Ankara (fotogaleri)

Story i radhës

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Të fundit nga

Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e kuvendit

Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme. Sot, deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00 për të vijuar me seancën e 27-të

Horoskopi i datës 5 qershor 2025

Dashi Në përgjithësi gjërat nuk do ju ecin shumë mirë sot dhe shpesh do jeni konfuzë për gjithçka. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë goxha konfuze. Shpesh do ndiheni në
sqmken
ShkoLartë