Mickoski për vizitë zyrtare në Bruksel/ Mickoski do të zhvillojë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së

December 18, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, sot pasdite në Bruksel do të marrë pjesë në samitin e shtatë BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Bruksel, Mickoski do të zhvillojë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.Përpara samitit, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së miratuan konkluzionet për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të amendamenteve kushtetuese dhe përmbushjen e angazhimeve të tjera në procesin e integrimit evropian.

Këshilli i BE-së gjithashtu ka shprehur shqetësimin për ndryshimet në Kodin Penal, duke kërkuar që vendi të miratojë një kod të ri në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë, në përputhje me një kornizë të negociuar.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin kapërcen 107 mijë dollarët

Story i radhës

Mexhiti deri tek Dauti: Demostruam kapacitetet demokratik dhe politik për të zgjidhur dhe avancuar çështjet

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë