NDRYSHIMET KUSHTETUESE DHE INTEGRIMI NË BE
Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e Vitit të Ri për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka potencuar se është i gatshëm për të biseduar në çdo kohë, me cilin do aktor politik, për idetë që çojnë drejt pajtimit kombëtar për interesat strategjike të vendit.
Ai ka potencuar se është mirë që ideja, që ka ardhë nga vet ai, nga Lëvizja “Znam”, por edhe nga lideri I opozitës socialdemokrate, Venko Filipçe, për një strategji mbipartiake, gjithnjë e më shumë është e pranishme në opinion.
“Është mirë që kjo është gjithnjë e më e pranishme në opinion, është mirë që zë një themel, ka rrënjën e vet dhe është mirë që të ketë debate të tilla në të cilat do të kemi bashkim kombëtar dhe e mirëpres atë. Natyrisht, unë jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me këdo që ka ndonjë ide apo propozim që nënkupton pajtim kombëtar, që të mos i kemi ato dallime të përditshme ad hominem politike” – tha Mickoski.
Në vend se ne të evropianizohet, procesi i inkuadrimit në BE po ballkanizohet – thotë Kryeministri Mickoski, duke shtuar se asnjë politikan nga Brukseli apo bota nuk ka thënë “jo”, kur ua prezantojnë argumentet rreth ndryshimeve kushtetuese.
“Këtu është problemi tek vet Bashkimi Evropian, mendoj më i madhi, sepse në vend se të shihen përvojat pozitive nga e kaluara, një përvojë e tillë pozitive ishte kontesti mes Kroacisë dhe Sllovenisë dhe në vend se në atë mënyrë të zhvillohen edhe këto konteste bilaterale, tek ne çka ndodhi – bilateralizimi u bë vegël, përkatësisht, në vend se ne të bëhemi evropianë, evropianët u bënë ballkanas dhe ky është problemi më i madh tani tek ne. Praktikisht, procesi i inkuadrimit të negociatave po ballkanizohej” – tha Mickoski.
Për propozimin për ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar, Mickoski thekson se me të gjithë me të cilët ka biseduar me ndërkombëtarët, thonë se është e drejtë, por që Sofja nuk pranon.
Shprehet i gatshëm në vitin 2025 të takohet me përfaqësues të lartë të Sofjes, të bisedojë për këtë temë dhe t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë, sepse, siç theksoi, nevojitet të dyja palët të dakordohen.
Kryeministri Mickoski, njoftoi se më 18 janar niset drejt SHBA-së, ku do të kërkojë mbështetje për eurointegrimet edhe nga partneri strategjik. Thotë se krahas Brukselit, Uashingtoni është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN