“Kur njeriu është i dobët, i pafuqishëm dhe qyqar, atëherë që të tregohet viktimë, e tërheq edhe familjen e vet”.
Kështu e nis reagimin lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ndaj deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili në paraqitje para mediave e akuzoi të njëjtin se ka “sulmuar bashkëshorten dhe bijën e tij”.
“Të gjithë që më njohin e dinë se nuk më ngjan mua, bëhet fjalë për gënjeshtër të pabazë dhe shpreh keqardhje që komunikimi politik ra në nivel aq të ulët”, tha më tej Mickoski.
Ftoi Kovaçevskin që dëshmitë për akuzat kundrejt tij t’i dorëzojë në Prokurori, dhe nëse dëshmohet se është ashtu siç pohon ai, Mickoski premton se do të japë dorëheqje nga politika.
“Unë menjëherë do të japë dorëheqje nga politika. Nëse nuk e bën këtë, shumica pret që unë ta padisë të njëjtin dhe drejtësinë për këtë gënjeshtër të keqe ta kërkoj në gjykatë…, por këtë nuk do ta bëj…, ky njeri që e tërheq familjen e vet, nuk meriton vëmendje, për shkak të së cilës edhe jam i irrituar”, tha më tej Mickoski.
Ndërkaq u kërkoi faljeve zonjave Kovaçevski, për siç tha, “që sërish duhet t’i lexojnë këto gjëra”.