Mickoski për KJëshillin gjyqësor: Këta njerëz me beismin prej dy për qind, më nuk e meritojnë pagën që e marrin

December 30, 2024
1 minut lexim

Shkup, 30 dhjetor – Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për hapat e paralajmëruar që do t’i ndërmarrë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, tha se “këta njerëz me besim prej dy për qind, më nuk e meritojnë pagën që e marrin”.

“Si Qeveri, sigurisht se nuk do të punojmë diçka që është në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Kuptohet, cilido proces që është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën, nuk kemi për qëllim ta udhëheqim. Por nuk do të pajtohesha në bazë të atyre mendimeve, të cilat unë i kam po ashtu nga kjo sferë dhe nga ekspertët kushtetues, se kjo është kundërligjore dhe kundërkushteuese, mënyra në të cilën nevojitet të kërkohet përgjegjësi”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cilat janë hapat për shkarkimin e Këshillit gjyqësor që i ka paralajmëruar, duke marrë parasysh se një pjesë e ekspertëve juridikë kanë theksuar se kjo ndoshta është kundërkushtetuese.

Mickoski përsëriti se ata kanë besimin më të ulët nga qytetarët.

Ai javën e kaluar deklaroi se mendon për disa hapa pas festave lidhur me Këshillin gjyqësor.

“Mendojmë për disa hapa, disa hapa të cilat do t’i ndërmarrim pas festave, pasi edhe krahas paralajmërimeve se janë tejkaluar ato dukuri të anksiozitetit, diaresë dhe temperaturës së rritur, ende ato procese po zgjasin te disa porkurorë dhe gjykatës të caktuar. Qytetarët duhet ta kenë drejtësinë. Planifikojmë aktivitete të tilla gjatë periudhës së ardhshme”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse planifikohet shkarkimi i këtyre anëtarëve të Këshillit gjyqësor, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abetarja e unifikuar/ Janevska: Nuk mund të përdoret si libër, është material ndihmës!

Story i radhës

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Burrel e Bulqizë

Të fundit nga

ShkoLartë