Mickoski paralajmëron uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin maqedonas

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të kërkojë zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 120 në 90 dhe ndryshimin e modelit zgjedhor me një njësi dhe prag zgjedhor, shkruan Alsat.

Në emisionin 360 shkallë në Alsat, Mickoski tha se është i gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë pjesë dhe se pret mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend.

Mendojmë të propozojmë koncept për të cilin vlerësojmë se derisa ka sinqeritet tek partitë politike do ta pranonin dhe ndërkohë mendoj se qytetarët do ta përshëndesin. Flas për uljen e numrit të deputetëve. 120 është numër shumë i madh dhe mund ta kemi me 90 deputet si ai i Sllovenisë dhe model me një njësi zgjedhore. Tani është nga 120 deri 140 dhe këtu duhet intervenuar në Kushtetutë dhe të bëhet 90”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja akuzojnë Mickoskin se për të mbuluar dështimet në komunat me të cilat menaxhon, adreson kërkesa të cilat sipas tyre nuk janë të sinqerta.

“Për çdo veprim-ndryshim të modelit zgjedhor apo Ligjit për Qeverinë nevojitet konsensus. Kërkesat e Mickoskit nuk janë të sinqerta sepse përmes tyre po tenton të mbulon paaftësinë e kryetarëve të komunave. Për këtë arsye edhe kërkon zgjedhjeve të parakohshme por një gjë është e sigurt, zgjedhje parlamentare nuk do të ketë deri në vitin 2024”, thonë nga LSDM.

BDI-ja vlerëson se është e gatshme të negocion për çfarë ndryshime të cilat propozohen por të njëjtat duhet me doemos të sillen me konsensus të plotë politik.

“Ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe ato të Kushtetutës duhet bërë me konsensus dhe këto propozime është mirë që të hidhen në tryezë të partive politike dhe jo në media nëse duam të kemi sukses. Më gëzon fakti që opozita ka gatishmëri për hapjen e kushtetutës”, deklaroi Artan Grubi, BDI.

Lidhja Demokratike pajtohet me zvogëlimin e numrit të deputetëve.

Lidhja Demokratike vlerëson se është hap i mirë që përveç LSDM-së tani edhe VMRO-DPMNE-ja angazhohet për demokratizimin e procesit zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të deputetëve. Kërkojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa më shpejtë të vijnë në Kuvend, të caktohet seancë dhe të miratohen”, njoftojnë nga Lidhja Demokratike.

Aleanca për Shqiptarët si parti e dytë shqiptare, nuk i komentoi propozimin e Mickoskit. Tema e abrogimit të Qeverisë teknike ishte hapur në qershor të vitit 2020 para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa LSDM-ja dhe BDI-ja ishin marr vesh për largimin e saj para formimit të Qeverisë. Ndryshimin e modelit zgjedhor, përveç VMRO-DPMNE-së e kushtëzojnë edhe partitë më të vogla parlamentare, pjesë e koalicionit parazgjedhor me LSDM-në.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi – Kyuchyuk: Po vendosim bashkëpunim ndërinstitucional në arsim dhe kulturë

Story i radhës

Grubi për largimin e Limanit: I uroj shumë suksese, uroj ta begatojë Besën

Të fundit nga