mickoski paralajmeron ulje te cmimit te naftes jemi afer marreveshjes me furnizuesin 6ad609e077336

Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës: Jemi afër marrëveshjes me furnizuesin

October 19, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se negociatat po vazhdojnë me furnizuesin “Okta” për të siguruar zbritje shtesë për naftën, me qëllim uljen e çmimit të saj.

Mickoski konfirmoi se negociatat janë drejt përfundimit dhe se pret që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

“Po, jemi në negociata dhe mendoj se jemi shumë afër një marrëveshje për zbritje prej dy denarësh”, tha kryeministri gjatë një vizite në Komunën e Çeshinovës-Obleshevës.

“Qytetarët kanë çmimet më të ulëta në Evropë kur bëhet fjalë për naftën. Tashmë kemi vende në Evropë ku nafta dhe nafta pa plumb shiten me një çmim mbi tre euro, ndërsa në vendin tonë ato janë nën 1.6 euro për litër dhe çmimi më i ulët në Evropë. Ne do të vazhdojmë me atë politikë”, njoftoi Mickoski.

Ai kujtoi se situata në botë është komplekse dhe, siç tha ai, jemi në mes të krizës më të madhe energjetike që njerëzimi mund të mbajë mend.

“Për momentin, po shkojmë shumë mirë. Deri në fund të vitit, kemi siguruar sasi për të gjitha llojet e karburanteve, dhe viti i ardhshëm do të jetë gjithashtu një vit që nuk pres të ketë turbulenca të mëdha, sigurisht që do të ketë sfida. Meqenëse kemi çmimet më të ulëta të karburantit, qytetarët nga vendet fqinje vijnë të furnizohen me naftë, gjë që ka dyfishuar konsumin e naftës në zonat kufitare”, tha Mickoski.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te kisha kenaq grushta oj rrence xhuli nura i pergjigjet komentueses ne instagram 6ad609519357b
Lajmi i mëparshëm

“Të kisha kënaq grushta, oj rrence”, Xhuli Nura i përgjigjet komentueses në Instagram

skender hita u shpreh mbeshtetjen punonjesve te policise se shtetit asnje akt dhune nuk eshte i pranueshem 6ad60e7d767ac
Lajmi i radhës

Skënder Hita u shpreh mbështetjen punonjësve të Policisë së Shtetit: Asnjë akt dhune nuk është i pranueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë