skender hita u shpreh mbeshtetjen punonjesve te policise se shtetit asnje akt dhune nuk eshte i pranueshem 6ad60e7d767ac

Skënder Hita u shpreh mbështetjen punonjësve të Policisë së Shtetit: Asnjë akt dhune nuk është i pranueshëm

October 19, 2026
min lexim
Skënder Hita u shpreh mbështetjen punonjësve të Policisë së Shtetit: Asnjë akt dhune nuk është i pranueshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për punonjësit e policisë, të cilët prej gjashtë ditësh po përballen me situata të vështira, orë të gjata shërbimi dhe akte dhune gjatë ushtrimit të detyrës. Përmes një letre të hapur drejtuar punonjësve të Policisë së Shtetit, Hita vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, duke dënuar çdo formë dhune ndaj uniformave blu. “Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm. Asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet”, theksoi Hita, duke u bërë thirrje efektivëve të vijojnë detyrën me qetësi, vendosmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

LETËR E HAPUR PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT

Të dashur kolegë,

swiss in article

Prej gjashtë ditësh po përballeni me situata të vështira, me orë të gjata shërbimi, tension dhe akte të rënda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyrës.

Sot dua t’ju shpreh personalisht mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen time të plotë.

E di se pas çdo uniforme është një njeri, një prind, një bashkëshort, një bir apo një bijë, që dikush e pret me shqetësim në shtëpi.

Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm. Asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet.

Ju kërkoj të vijoni detyrën me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri, duke respektuar në çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

U uroj shërim të shpejtë kolegëve të plagosur dhe ju siguroj se nuk do të jeni vetëm në përballimin e këtyre sfidave.

Jam krenar për çdo punonjës policie që i shërben vendit me ndershmëri dhe përkushtim.

Qëndroni të fortë, të bashkuar dhe besnikë ndaj misionit tuaj.

Me respekt dhe mirënjohje,

Skënder Hita

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

WhatsApp Image 2026 10 19 at 14.27.40

WhatsApp Image 2026 10 19 at 14.27.40 1

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski paralajmeron ulje te cmimit te naftes jemi afer marreveshjes me furnizuesin 6ad609e077336
Lajmi i mëparshëm

Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës: Jemi afër marrëveshjes me furnizuesin

Të fundit nga

ShkoLartë