te kisha kenaq grushta oj rrence xhuli nura i pergjigjet komentueses ne instagram 6ad609519357b

“Të kisha kënaq grushta, oj rrence”, Xhuli Nura i përgjigjet komentueses në Instagram

October 19, 2026
1 minut lexim

Xhuli Nura vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të shtypit rozë, duke ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e saj personale, përfshirë edhe rrugëtimin drejt mëmësisë.

Ish-banorja e BBVK-së së fundmi u bë nënë e binjakëve, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka ndarë me publikun edhe sfidat me të cilat po përballet si nënë e re, përfshirë përvojën pas lindjes, të njohur si periudha postpartum.

Së fundmi, Xhuli vendosi t’u përgjigjej mesazheve që kishte marrë nga ndjekësit në DM. Krahas komenteve pozitive, ajo u përball edhe me kritika dhe komente fyese.

“Kuku o allah po të kisha kënaq grushta, oj rrence o tullusumi i shqiptarisë”, ishte njëri nga komentet që mori ajo.

Përballë këtij reagimi, Xhuli nuk qëndroi indiferente dhe vendosi t’i përgjigjej komentuesit, duke folur për identitetin e saj, lidhjen me traditat shqiptare dhe krenarinë për prejardhjen e saj.

Image

Komenti

“Ju e dini sa krenare edhe pse jam lind e rrit ne diasporë e flas gjuhën shqipe i mbaj traditat shqiptare jam shumë shqiptare edhe pse normal jam finlandeze i di 4-5 gjuhe, kam jetu gjashtë shtete ndryshme, dy vjet jetës tem i kom jetu ne Kosovë, po mendoj ma shumë në Kosove se tjera shtete, jam shume krenare per atë që jam, kur ka kësi komente si kjo njeri i paaftë që komenton negativisht.., që mua më vjen shumë keq se eshte ne pozitë shume te keqe te jetës së vetë spirituale dhe mentale dhe komenton prej mllefit të keq për njerezit që janë të arritur kështu që mua me vjen shumë keq shpresoj që e gjen një rrugë-zgjidhje me naj psikolog ose najkush për me e hjek mllefin që e ki e ishalla Zoti ta ban jeten qysh ki qef ti pa e mllefosë dikënd tjetër pa ia jap energji te keqe”.

Xhuli ajo vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj e re si nënë, duke i bërë ata pjesë të këtij rrugëtimi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimet e karburanteve ndryshojne nga mesnata benzina lirohet dizeli arrin ne 99 denare 6ad6094f18fbc
Lajmi i mëparshëm

Çmimet e karburanteve ndryshojnë nga mesnata: Benzina lirohet, dizeli arrin në 99 denarë!

mickoski paralajmeron ulje te cmimit te naftes jemi afer marreveshjes me furnizuesin 6ad609e077336
Lajmi i radhës

Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës: Jemi afër marrëveshjes me furnizuesin

Të fundit nga

ShkoLartë