Mickoski optimist pas takimit me Macronin, a do të ketë garanci nga BE për ndryshimet kushtetuese?

November 7, 2024
1 minut lexim


Hristijan Mickoski në vigjilje të ngjarjes së Shoqërisë politike europiane në Budapest, ka realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, ka bërë të ditur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim Mickoski dhe Macron “kanë folur hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Europian”.


“Jam optimist për ardhmërinë tonë, luftojnë për argumentet tona dhe të vertetën e cila është e pashmangshme. Do të japim gjithçka nga vetja që t’i ruajmë interesat shtetërore dhe nacionale”, ka shkruar më tej Mickoski.

Por meqë Mickoski shprehet optimist, a do të thotë kjo se ka marrë garanci nga Macron se nuk do të ketë kërkesa të reja dhe cenim të gjuhës maqedonase në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë?




Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Partneriteti Maqedonisë së Veriut me SHBA-të është i rëndësisë së veçantë!

Story i radhës

Berisha prezanton programin për bujqësinë: Kreditë e tyre do financohen në masën 80%

Të fundit nga

ShkoLartë