3 janar – Presim që ky vit të jetë vit zgjedhor, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Negotinë.
“Si kryetar i VMRO-DPMNE-së më interesojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mund qytetarët të zgjedhin qeveri, e jo të kenë një kryeministër të imponuar nga të tjerët”, shtoi ai.
I pyetur se si e komenton të ashtuquajturin plan të LSDM-së për zgjedhje të parakohshme, ai tha se ato janë zhvillime që ndodhin brenda në LSDM, ndërsa atij si kryetar i VMRO-DPMNE-së i interesojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të mundet siç theksoi, “Maqedonia dhe qytetarët të ecin përpara”.
“Nuk do të komentoj zhvillimet në LSDM dhe partitë tjera politike. Kam një parim që e mbaj gjithmonë në rrugën e funksionimit tim politik, dhe ajo është që nuk duhet t’ua bëni njerëzve atë që nuk dëshirojnë njerëzit t’ua bëjnë juve, kështu që është punë e tyre autonome, ashtu siç shoh edhe tek disa parti të tjera politike. Ajo që mua më intereson si kryetar i VMRO-DPMNE-së, është që më në fund, po përsëris të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare që të mund Maqedonia të ecë përpara, qytetarët e Maqedonisë të ecin përpara dhe të kenë një qeveri që do ta përzgjedhin dhe jo kryeministër të cilin do ta vendosin disa sepse kanë vendosur ashtu”, tha Mickoski.
Ai bëri të ditur se vitin e punës e nisin nga Negotina, njoftoi se plani është bërë dhe këtë vit pritet që pjesa më e madhe e programit të premtuar gjatë fushatës së vitit 2021 për zgjedhjet lokale të realizohet.
Ka pasur, sipas tij disa projekte dhe pret që ajo e cila është projektuar si plan të realizohet. Disa nga ato kanë kaluar programin zhvillimor, ndërsa disa janë planifikuar në buxhet si investime kapitale.
Një pjesë e tyre kanë qenë edhe programe që përdoren nga ministritë, përfshirë Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Tha se pret moment të duhur në realizimin e projekteve kapitale në Negotinë.
Burimi: zhurnal.mk