Mickoski: Nuk e përjashtojmë bashkëpunimin me BDI-në, por jo me funksionarë të dyshimtë

November 4, 2022
1 minut lexim

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në Manastir tha se qëllimi i tij është rrëzimi i kësaj Qeveria.

I pyetur nga TV21 nëse do të koaliciononte me BDI-në, Mickoski theksoi se ambiciet e partisë janë që të kenë bashkëpunim me opozitën shqiptare, por që edhe nëse do të bashkëpunonte me BDI-në, nuk do të lejonte që një pjesë e strukturës së kësaj partie të bëhet pjesë e kabinetit të tij.

“A do të bëjë apo jo OBRM-PDUKM koalicion me BDI-në, apo me ndonjë parti tjetër politike, do ta shohim. Ambicia jonë në pjesën e bllokut shqiptar është opozita shqiptare, por ka rregull të Badenterit dhe duhet ta respektojmë. Nëse bëjmë koalicion me BDI-në, sigurisht për ata njerëz për të cilët kemi dyshime thelbësore, ata nuk do të jenë pjesë e kabinetit tim”.

“BDI gjithmonë sulmon se OBRM-PDUKM qenka në koalicion me “E Majta” Pse? Sepse në sytë e votuesve maqedonas, “Të Majtën” ta bëjnë viktimë që po i sulmon kriminelët e BDI-së dhe t’i jep goditje nga e djathta OBRM-PDUKM-së. Pyetni “Të Majtën” me kë është në koalicion në Shkup, Manastir, Aerodrom, Gjorçe Petrov… Ja, bëjeni këtë pyetje. Qëllimi ynë është rrëzimi i kësaj qeverie”, tha Mickoski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër do të vendos VMRO-DPMNE në lidhje me ftesën e kryeministrit Kovaçevski për takimin e liderëve

Story i radhës

Dhuna ndaj të moshuarës, Labinot Tahiri “shpërthen” ndaj atyre që postojnë foton e infermieres: Boll, e keni tepruar!

Të fundit nga

ShkoLartë