Mickoski: Nuk do t’ua lustrojmë këpucët politikanëve të BE-së, kemi shumë miq në familjen europiane

October 1, 2024
1 minut lexim

Pas ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së, kryeministri Hristijan Mickoski u pyet se çfarë saktësisht do të ndërmarrë qeveria për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, konkretisht për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Për këtë, Mickoski tha se “nuk do të lustrojë këpucët e politikanëve të BE-së”.

“Nuk jemi vetëm. Nuk jemi vetëm, kemi shumë miq, që janë pjesë e familjes europiane. Vazhdojmë të ndërtojmë miqësi që janë pjesë e familjes europiane. Por nëse mendoni se duhet t’ua lustrojmë këpucët dikujt prej politikanëve të vendeve të BE-së, dhe se kjo është mënyra dhe rruga e drejtë, më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë. Me mua mund të flisni vetëm në bazë të argumenteve”, deklaroi Mickoski./tv21.tv

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Lansohet fushata “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”

Story i radhës

Media e madhe spanjolle shkruan për nënën e futbollistit shqiptar nga Kosova

Të fundit nga

Amerika ka një mbret të ri në video-lojëra

Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord. Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara. Sipas
ShkoLartë