Kryeministri Hristijan Mickoski siguron që pagat e funksionarëve nuk do të rriten, përcjell TV21. Mickoski tha se do të bëhen të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore, respektivisht korrigjimi i koeficienteve, vetëm që mos të rriten pagat e funksionarëve.
“Një gjë është e sigurt, është e sigurt, përpos një pune tjetër që gjithsesi se në jetë do të ndodhë, e kjo është që nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Si? Me siguri do të jetë me përmirësim të koeficienteve. Kjo është sigurt, nuk do të ketë rritje. Përmirësimi do të bëhet në Kuvend? Tani nuk e di si është duhet të shohin këta përgjegjësit, por një gjë është e sigurt përpos asaj që të gjithë do të shkojmë nga kjo botë, është që këtë vit nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve”, deklaroi Mickoski.