MICKOSKI

Mickoski nga Karposhi: Filloi ndërtimi i sallës sportive në SHFK “Vëllazërimi”

September 4, 2026
1 minut lexim

Gjendemi përsëri sot në dy projekte të reja të cilat, me tatimin mbi vlerën e shtuar të përfshirë , janë përafërsisht rreth 100 milionë denarë — dy projekte të cilat kanë për qëllim ta lehtësojnë mënyrën e funksionimit të banorëve të këtyre vendbanimeve. Nga ana tjetër, kur të ndërtohet kjo sallë sportive, ata që do ta përdorin atë sallë sportive — e ata janë nxënësit e kësaj shkolle fillore — të mund të shoqërohen, ta ndërtojnë shpirtin e tyre sportiv dhe, në atë mënyrë, të rriten në, do të thosha, persona më të mirë, sepse në sport shpirti është gjithmonë më i rëndësishmi, shpirti garues nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër si persona.

Unë do të doja ta shpreh mirënjohjen time të madhe ndaj kryetarit të Komunës së Karposhit, ndaj këshilltarëve të Këshillit të Komunës së Karposhit të cilët e mbështesin punën e kryetarit, ta falënderoj edhe administratën, sepse pa administratën këto projekte nuk mund të përgatiten që më pas edhe të financohen. T’i falënderoj deputetët që vijnë nga Komuna e Karposhit, Qytetin e Shkupit, këshilltarët e Qytetit të Shkupit, kolegët nga Qeveria, kuptohet, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ministren dhe të gjithë të tjerët që janë të përfshirë në realizimin e këtij projekti. Megjithatë, më shumë se 1.200 kantiere në të gjithë territorin e shtetit është një numër për respekt dhe një numër që kërkon një organizim serioz nga të gjitha institucionet. Vlerësoj se së shpejti, duke nisur nga sot, të dy projektet do të përfundojnë, edhe rruga, edhe kjo sallë sportive, dhe ne të gjithë së bashku do të mund të jemi të pranishëm këtu për t’i hapur këto dy projekte —fillimisht rrugën, pastaj edhe sallën sportive. Prandaj, edhe një herë, le të jetë për hajër dhe u shtofshin projekte të këtilla.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

1 6 milione euro shmangie te evidentuara atk dhe dogana rrisin kontrollet kunder ekonomise joformale 6a9ab03495c51
Lajmi i radhës

1.6 milionë euro shmangie të evidentuara, ATK dhe Dogana rrisin kontrollet kundër ekonomisë joformale

Të fundit nga

ShkoLartë