1 6 milione euro shmangie te evidentuara atk dhe dogana rrisin kontrollet kunder ekonomise joformale 6a9ab03495c51

1.6 milionë euro shmangie të evidentuara, ATK dhe Dogana rrisin kontrollet kundër ekonomisë joformale

September 4, 2026
1 minut lexim

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të nisë zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftimin e ekonomisë joformale.

Plani synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e kontrolleve të përbashkëta në terren, me fokus në fushat me risk dhe interes të përbashkët, duke mundësuar ndjekjen e zinxhirit ekonomik nga importi dhe qarkullimi i mallrave deri te shitja dhe konsumi në tregun e brendshëm.

Gjatë vitit 2025, bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar në 19 kontrolle të përbashkëta në terren dhe në evidentimin e shmangieve nga detyrimet tatimore dhe doganore në vlerë prej 1.6 milion euro.

Duke u bazuar në këto rezultate dhe në sfidat e identifikuara, plani i ri synon të rrisë më tej efikasitetin e kontrolleve dhe të forcojë mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Në këtë kuadër, zbatimi i Planit të Përbashkët të Veprimit synon që kontrollet të orientohen më saktë drejt rasteve me risk, të rritet shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve dhe të sigurohet një mbikëqyrje më e plotë e aktivitetit ekonomik. Përmes këtij mekanizmi, ATK dhe Dogana e Kosovës synojnë të ndërhyjnë në mënyrë më të koordinuar aty ku evidentohen parregullsi, duke parandaluar humbjet në të hyra publike dhe duke siguruar zbatimin e njëjtë të rregullave për të gjithë operatorët ekonomikë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski nga Karposhi: Filloi ndërtimi i sallës sportive në SHFK “Vëllazërimi”

arrestimi i 14 protestuesve prokuroria kerkon lirimin e tyre gjykata terhiqet per te marre vendim 6a9ab0af89927
Lajmi i radhës

Arrestimi i 14 protestuesve, prokuroria kërkon lirimin e tyre, gjykata tërhiqet për të marrë vendim

Të fundit nga

ShkoLartë