Shkup, 16 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Republika, ka kritikuar funksionimin e Qeverisë duke thënë se funksionarë të ndrshëm marin paga të majme mbi normalen ndërsa qyteetarët mezi i’a dalin deri në fund të muajit, informon Zhurnal.
Ai sqaron se nga qeveria po dëgjohet si do të ulin pagat, honoraret e nga ana tjetër shohim se ata në fakt po pasurohen dhe po bëhen milionerë në një mandat dhe përfitojnë disa qindra mijëra euro.
Ai paralajmëron hetime serioze për skandalet e fundit lidhur me nënshtetësinë e Onishçenkos si dhe më herët për Vukotiq dhe Sedat Peker.
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski shprehet se shumica është shumë larg sigurimit të 80 deputetëve ndërsa për të kryer ndryshime në Kushtetutë, sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje dhe kështu qytetarët të vendosin se a duhet të ndodhë kjo apo jo.
Ai foli edhe për partnerin e koalicionit mes partive shqiptare.
“VMRO-DPMNE është partia më e madhe politike dhe ka kapacitet të tillë që vet të caktojë partnerin e koalicionit. Si partner potencial te shqiptarët shoh te opozita shqiptare. Por kjo nuk varet vetëm nga dëshira ime por edhe nga rezultati zgjedhor dhe nga rregullorja e badenterit”, thotë Mickoski.
Ai për herë të parë zbulon se po mendon të kandidohet si bartës liste në zgjedhjet e ardhshme.
“Në zgjedhjet e kaluara dola si bartës i fushatës dhe si bartës për kryeministër që ndoshta nga perspektiva e sotme ishte veprim i gabuar. Në këto zgjedhje do të jem në një nga listat si bartës dhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re”, thotë ai.
Sa i përket kryetarëve të komunave, ai është i kënaqur nga puna e tyre ndërsa i vjen keq që te kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së nuk ka transparencë dhe llogaridhënie për atë se çfarë kanë punuar.
Sa i përket Shkupit, ai shpreson që kryeqyteti nuk do të ngelet i ngujuar./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk