MICKOSKI SHBA

Mickoski në Uashington: Në fokus investimet amerikane në energjetikë dhe teknologji

September 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski zhvilloi në Uashington takime me përfaqësues të institucioneve amerikane, Kongresit dhe sektorit ekonomik, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit strategjik dhe mundësitë për investime të reja.

Gjatë vizitës, Mickoski u takua me Carolyn Vik, drejtoreshë e politikave dhe ushtruese e detyrës së drejtorit për zhvillim në Korporatën Amerikane për Financim të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC).

Në takim u diskutua për mundësitë e investimeve në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në energjetikë, teknologji të avancuara dhe infrastrukturë.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Mickoski zhvilloi edhe takime me kongresmenin Keith Self dhe kongresmenen Claudia Tenney. Sipas Qeverisë, në këto takime u diskutua për partneritetin strategjik mes dy vendeve, bashkëpunimin politik dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Nga Qeveria thonë se vizita synon që partneriteti me SHBA-në të përkthehet në bashkëpunim konkret ekonomik, investime të reja dhe projekte strategjike për vendin.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI SHBA 2
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Po thellojmë bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik me SHBA-të

denimi i krereve hamza do te takohem me lideret e partive politike 6aabd3d64ffbd
Lajmi i radhës

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

Të fundit nga

Bisedë mes Kurtit e Osmanit në Presidencë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten Vjosa Osmani, brenda presidencës, ku po zhvillohet ceremonia inauguruese e kryetares së re të shtetit, Justina Shiroka-Pula. Në pamjet e siguruara,
ShkoLartë