Mickoski: Në shkurt qeveri teknike, zgjedhje pas Ramazanit dhe Pashkëve

January 3, 2023
1 minut lexim

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski sërish kërkon zgjeshje të parakohshme parlamentare.

Mickoski në një intervistë për “Veçer” thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e dytë të muajit maj, ndërsa sipas tij qeveria teknike do të formohej në shkurt.
“Mendoj se ky skenar duhet të zgjidhet më së voni në janar për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare. Nëse më pyesni pse, sepse e vlerësoj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të bëhen diku në maj, pra në këtë pranverë. Që kjo të ndodhë, duhet të ketë një konsensus politik dhe social në janar, ndërsa në shkurt Qeveri teknike, atje diku në mes të shkurtit”.

“Pastaj hyjmë në dy periudha që lidhen me festat kryesore fetare, pra Ramazani dhe Pashkët. Dhe pastaj pas përfundimit të këtyre festave të mëdha fetare, nisja e procesit të fushatës, kjo nënkupton fundi i prillit, fillimi i majit dhe diku nga mesi ose gjysma e dytë e majit do të kishim zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë i kishte thënë Sabri Fejzullahu Presidentit Rugova në pritjen që ky i fundit iu kishte bërë artistëve në vitin 1998

Story i radhës

Kryeministri polonez thotë se mbështet kthimin e dënimit me vdekje

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë