Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Mickoski: Në buxhet për vitin e ardhshëm janë parashikuar 50,5 miliardë denarë për investime kapitale – Gazeta.mk

Mickoski: Në buxhet për vitin e ardhshëm janë parashikuar 50,5 miliardë denarë për investime kapitale

min lexim
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot e vizitoi Kombinatin e duhanit SHA Prilep ku në pyetjen gazetareske se cili është plani për investime kapitale për vitin e ardhshëm, ai tha se Qeveria është e fokusuar në investime të vërteta kapitale, shembuj janë investimet në komunat, realizimi i Korridorit 10d. Për vitin e ardhshëm në Buxhet janë planifikuar 50,5 miliardë denarë, që do të thotë investime në infrastrukturë, autostrada, ujësjellës, kanalizime.

“Sa i përket investimeve kapitale ne jemi të fokusuar në investime të vërteta kapitale, këtë e shihni edhe në komunat dhe në terren. Këtu ishim pak kohë më parë, për të filluar realizimin e projektit për Korridorin 10d, i cili do të lidhë Prilepin dhe Manastirin me autostradë. Në fillim kishim dilemë se cilën rrugë të merrnim. Rruga e parë ishte të dilnim nga ai projekt dhe me këtë qytetarët maqedonas do të duhej të paguanin qindra milionë euro gjoba, për shkak të marrëveshjes katastrofike të pranuar nga qeveria e kaluar, dhe e dyta ishte të punojmë, ta përshpejtojmë procesin dhe i njejti të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne vendosëm të bëjmë të dytën, sepse dua të kemi autostrada. Ata janë pjesë e programit tonë dhe ne ishim të vetëdijshëm që duhej të punonim dyfish me hapa më të mëdha për të arritur dinamikën, në mënyrë që të mund të kompensojmë atë që e la pa e zbatuar Qeveria e mëparshme.

Tani jemi duke punuar në dy seksione nga katër, e treta është duke u përgatitur, për të katërtën Trebenishtë-Qafë Thanë kemi probleme, sepse një pjesë e aksit është në perimetrin e mbrojtur nga UNESCO, një pjesë është në parcela private. Punojmë edhe në këtë, nuk bëmë hapa dyfish më të shpejta, por kemi bërë hapa katër herë më të shpejta. Në shtrirjen nga Prilepi në Manastir nga 1.200, 1.300 parcela, 850 janë të zgjidhura, pres edhe të tjerat të zgjidhen. Ushtria po punon për çminimin, pasi kjo shtrirje ishte vijë e frontit në të kaluarën. Pra, të gjitha investimet kapitale po realizohen dhe për vitin e ardhshëm buxheti parasheh rreth 50,5 miliardë denarë dhe këtu nuk janë parashikuar ato transfere të cilat Qeveria e kaluar spekulativisht i ka raportuar si investime kapitale. Do të marrin 200 milionë 12, 13, 15 miliardë do t’ia kalojnë disa kompanive publike që të sigurojnë likuiditet gjatë punës dhe atë e kanë deklaruar si investim kapital.

Ato janë transferta, nuk kanë të bëjnë me investimet kapitale dhe pikërisht për ato arsye qytetarët nuk e kanë ndjerë në standardin e tyre. Ne kemi investime reale kapitale!

Unë do t’ju tregoj vetëm një informacion që ta kemi të qartë. Deri më 24 qershor, deficiti buxhetor dhe investimet kapitale të realizuara ishin tre ndaj një, 18 miliardë në gjashtë miliardë. Në tetor, deficiti buxhetor është nën 24 miliardë. Investimet kapitale janë rreth 19 miliardë, ato deri në fund të vitit duhet të bashkohen, që ishte detyra jonë kryesore, sepse për atë që po marrim hua, duhet ta investojmë përmes investimeve kapitale që të kemi vlerë të shtuar. Përafërsisht ka të bëjë me nivelin e investimeve kapitale për vitin e ardhshëm, autostrada, ujësjellës, kanalizime. Këtu në Prilep, këtu dhe kryetari i komunës tashmë ka nënshkruar disa kontrata, jemi duke u përgatitur për vitin e ardhshëm, për vitin e ardhshëm në shkurt planifikojmë të shpallim thirrjen, kështu që pres edhe trefish më shumë edhe në Prilep atë që kemi thënë si opozitë mendoj se ishin tetë deri në me 8,5 milionë në vit, nëse nuk gabohem, të nënshkruhen si kontrata tashmë në shkurt. Përveç këtyre dy e gjysmë, tre që tashmë janë nënshkruar”, tha kryeministri Mickoski.

Story i mëparshëm

Anulohet seanca për vulat e ASH-së/ ASH krahu i Selës: Kongresi i Taravarit aheng privat!

Story i radhës

Limani: Përpjekjet për integrim më të madh të romëve në shoqëri le t’i kthejmë në veprim

Të fundit nga