Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar MPB-në e udhëhequr nga Oliver Spasovski për mbrojtje të kriminelëve në Haraçinë.
“Të gjithë e dimë se si funksionon në territorin e komunës së Haraçinës dhe që sillen si pronarë të këtij qyteti, ndërsa MPB për atë se kreu i MPB-së është bashkë punëtor i tyre, janë të pafuqishëm që tu kundërvihen. Këta njerëz, flas për policët, janë në gjendje të pakëndshme, kanë mundur shumë lehtë të jenë viktima të kësaj narko-bande që i gjithë Shkupi e di se kush është, ku jeton dhe si duket”, ka deklaruar Mickoski.