“T`I LËMË ZËNKAT PARTIAKE, TË PUNOJMË BASHKË PËR MAQEDONINË”
Pajtohu se je në opozitë, reformo partinë dhe pastro kriminelët nga radhët partiake. Ishte ky mesazhi nga Ohri drejtuar Ali Ahmetit nga Kryeministri dhe Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, gjatë Konferencës së 33-të të Forumit Rinor të VMRO-DPMNE-së.
Sipas Mickoskit, Ali Ahmeti duhet të tregojë vizionin përmes projekteve dhe ideve dhe të dëshmojë se e respekton Maqedoninë, duke u zotuar se do t`i pranojë projektet dhe idetë e BDI-së nëse ndikojnë për progresin e vendit.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“BDI-ja e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastro kriminelët nga radhët tuaja dhe ne do të ndihmojmë në këtë. Ky është atdheu ynë I përbashkët. A e sheh se sa shqiptarë migrojnë? Nuk kam kohë për nxitjen e tensioneve. Tejkalo përplasjet me mua dhe VMRO-DPMNE-në dhe kontribo me propozime e projekte. Unë ju premtoj se do t`i pranojmë gjithcka që do të thotë progress për vendin”
Mickoski gjatë adresimit në tubimin partiak, pranoi se Shqiptarët respektojnë Ali Ahmetin duke I bërë sërish thirrje që të tregojë se e respekton Maqedoninë, sic tha, me vizionin e tij mund të ndihmojë në zhvillimin e vendit.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Është e pakontestueshme se Shqiptarët respektojnë Ahmetin, por përse të mos e meritojë respektin edhe nga Maqedonasit? Tregoi vizionin për disa çështje, por duhet të jetë vizionarë edhe përmes projekteve, ideve. Duhet të tregosh se e respektosh Maqedoninë. Pajtohu, je në opozitë, kurse një pjesë e bashkëpunëtorëve tuaj duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë. Të premtova dhe të premtoj se do të të ndihmoj ta pastrosh BDI-në nga strukturat e tilla kriminale”
Mickoski gjatë fjalimit të tij u bëri thirrje edhe partive tjera të opozitës që të tejkalojnë vetveten dhe nevojën për të kritikuar me çdo çmim dhe në vend të kësaj, sic tha, të dalin me propozime për të krijuar zgjidhje më të mira për vendin.
Qeveria ka në plan ta kyç opozitën në të gjitha proceset, duke llogaritur edhe rrugën drejt BE-së – tha Mickoski. Ai paralajmëroi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të punojë me BE-në për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, përkundër, sic tha, në shumë situata BE-ja ka qenë e padrejtë me Maqedoninë. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN