Mickoski me urim për Kurban Bajramin: Shteti është shtëpi për të gjithë qytetarët

June 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit, i dërgoi urime kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Ul Ulema Shakir Efendi Fetahu, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam.

“Festa e Kurban Bajramit na kujton për vlerat dhe parimet e vërteta të jetës e ajo është që të bëjmë vepra të mira, të ndihmojmë dhe të jemi humanë, sepse humanizmi dhe solidariteti janë virtytet më të mëdha njerëzore. Bashkësia Islame dhe të gjithë besimtarët e saj janë pjesë e këtij shteti, prandaj është e domosdoshme të japim dorën dhe të respektojmë dallimet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë një shtet me qytetarë të lumtur dhe të kënaqur”, shkruhet në urim.

Përkushtimi ynë është që ta ndërtojmë shtetin në mirëkuptim të ndërsjellë, respekt, besim dhe tolerancë. Këtë do ta arrijmë vetëm nëse jemi të bashkuar.

“Si Qeveri, në një periudhë të shkurtër kemi arritur ta transformojmë shtetin, përmes dialogut dhe bashkëpunimit kemi realizuar projekte nga të cilat përfitime të mëdha do të kenë të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie etnike apo fetare. Por, nevojiten hapa të mëdha për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe prandaj le të jetë lufta për një të ardhme më të mirë, shpresë dhe jetë më cilësore udhërrëfyesi ynë i përbashkët për një Maqedoni të suksesshme dhe fitimtare, shtet shtëpi për çdo qytetar dhe Maqedoni e ndryshimeve”, shkruan në urim kryeministri Mickoski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Urimi i presidentes Siljanovska për Kurban Bajramin: Të kultivojmë solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin

Të fundit nga

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Cilat vende janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë? Si e vlerësojnë qytetarët kancelarin Merz? Çfarë mendojnë për SHBA-në dhe Izraelin dhe kë do të votonin? Si të përgatitemi për një takim me
sqmken
ShkoLartë