Mickoski mbyll derën për zgjedhje të parakohshme parlamentare: As BDI dhe as LSDM nuk kanë kapacitet për reforma

June 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për 34-vjetorin e Unionit të Forcave të Reja në VMRO-DPMNE tha se LSDM dhe BDI nuk kanë kapacitet për realizimin e reformave.
Ai tha se LSDM në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbetet pa asnjë komunë.
Sa i përket kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski, tha se nuk është i sigurtë nëse ata me të vërtet i dëshirojnë këto zgjedhje.
“mme të vërtet nuk e di cili është qëllimi, nëse vërtet besojnë në këtë, apo është ndonjë estradë apo paradë para votuesve të tyre dhe mbështetësve të tyre. Por një gjë është e qartë, para zgjedhjeve premtuam se kjo qeveri nuk ka vend për këtë BDI, kështu siç është, për BDI që është e pareformuar, BDI që kishte mundësi 23 vjet të tregojë dhe vërtetojë se çfarë kapaciteti ka, këtë e përmbushëm, kjo disi po harrohet, se atë që e premtojmë, ne e realizojmë, për këtë dua të them se në zgjedhjet e ardhshme, këto lokalet por edhe parlamentaret e ardhshme, dy çështje themelore do të jenë të rëndësishme, e para, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe e dyta, realizimi i reformave. As LSDM, as BDI, as askush nga opozita nuk kanë kapacitet për luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe për realizim të reformave.”, tha mes tjerash Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Puthja në skenë ndez spekulimet: A po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

Story i radhës

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Të fundit nga

Kur do të vjen Google Pixel 10?

Seria Google Pixel 10 është pranë prezantimit, dhe tani kemi edhe datën zyrtare të prezantimit. Google do të organizojë ngjarjen e tij të zakonshme “Made by Google” më 20 gusht 2025, dhe

​Formacionet Portugali-Spanjë

Portugalia dhe Spanja luajnë në finalen e Ligës së Kombeve në Allianz Arena në Munih. Ekipi i Cristiano Ronaldo mposhti Gjermaninë në gjysmëfinale me një rikthim, ndërsa spanjollët mposhtën Francën 5:4. Më
sqmken
ShkoLartë