Mickoski: Marrëveshje historike me sindikatat e shëndetësisë, nga ky muaj  punonjësit shëndetësorë marrin 10% pagë më të lartë dhe 5% të tjera nga paga e marsit

November 25, 2024
1 minut lexim
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve për shëndetësinë, lidhur me atë se është arritur marrëveshje me sindikatat dhe kur zyrtarisht do të fillojë të aplikohet  apo të rrjedhë pagesa e pagave më të larta për mjekët dhe personelin tjetër mjekësor, deklaroi:

“Po, një nga seritë e marrëveshjeve historike që kemi arritur në këta pesë muaj është ajo me Sindikatën, gjegjësisht me sindikatat e shëndetësisë, sepse aty ishin më të shumta në numër. Nga ky muaj, praktikisht nga nëntori, punonjësit e shëndetësisë marrin një pagë dhjetë për qind më të lartë dhe pesë për qind të tjera nga paga e marsit që do të paguhet në vitin 2026.

Dhe në varësi nga situata e Buxhetit, produktiviteti e kështu me radhë, në një cikël katërvjeçar mund të dalim me një shumë prej pesëdhjetë për qind më të madhe parash që do t’i drejtohet mjekëve dhe personelit mjekësor, të kuptohemi dhe personelin mjekësor infermierët, motrat medicinale e kështu me radhë.  Pra, një nga ato marrëveshje historike që do të thoja është edhe ai”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНА: ИВИЦА ЖИВКОВСКИ Е МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1.392.276 ДЕНАРИ

Story i radhës

Kallëzim Penal për 500 mijë euro nga Policia Financiare

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë