Mickoski lexon letrën e Ahmetit/ Ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikonin në Gjyqësorë

October 29, 2024
min lexim

 

E lexova letrën e Ali Ahmetit dhe të njejtën do ta kisha ndarë në dy pjesë, pjesa e parë është një pasqyrë gjeostrategjike e situatës në rajon, përfshirë Lindjen e Mesme dhe Ukrainën, ndërsa pjesa e dytë është akuzë e gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së të cilët sipas tij po zbatojnë programin e VMRO-DPMNE-së.

“Nuk e dija se këta gjyqtarë të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së ishin duke zbatuar një program të VMRO-DPMNE-së, se ai ishte i shqetësuar për çështjen lidhur me ligjin për gjuhët dhe se unë të ndërhyrë tek gjyqtarët kushtetues të zgjedhur nga LSDM-ja dhe BDI-ja të kenë kujdes se çfarë po bëjnë sepse kështu mund ta destabilizojnë shtetin. Kjo është letra, publiku le të gjykojë nëse meriton koment”,tha Mickoski.

Sipas tij, ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikojnë  në vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

– Unë e kuptoj që BDI është ende në atë perimetër dhe përmes asaj prizme I shohin punët, mendojnë se kështu duhet të funksionojmë ne si shtet. Nuk mendoj kështu, e sidomos nuk më shkon në mend të kem ndonjë komunikim  me gjykatës të kushtetueses, apo ndonjë gjyqtar dhe prokuror që janë zgjidhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së. Sepse ata vetë e ulën besueshmërinë në sistemit të drejtësisë në përqindje njëshifrore, tha Mickoski.

Ai bën me dije se këtë fundjavë ka pasur një takim me ekspertin evropian të drejtësisë Branko Horvatin I cili ka dhën propozimet e tij për ndryshimet e mundshme në sistemin guqësor në vend.

“Mora shumë ide cilësore në fushën e reformave në drejtësi dhe gjatë javës së ardhshme pres që tashmë të kemi një takim operacional me ministrin dhe njerëzit që tashmë janë pjesë e kësaj pune dhe të fillojmë punën. Fillimisht të fillojmë me Këshillin Gjyqësor, e pastaj me Këshillin e Prokurorëve Publikë, deri në atë moment derisa të çlirojmë Gjyqësorin dhe Prokurorinë nga kthetrat partiake të BDI-së dhe LSDM-së, tha Mickoski.

Ndryshe, siç njoftoi më herët BDI, letra e Ahmetit është “përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm”. Në letër, Ahmeti thekson se vendimet për shfuqizimin e mekanizmave mbrojtës të komuniteteve dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, jo vetëm që janë të diskutueshme politikisht, por, thekson se janë të rrezikshme dhe të dëmshme për progresin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë. /tvklan.mk/

 

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjesti shprehet pa motiv sa i përket qëndrimit brenda shtëpisë, Xheneta e këshillon atë

Story i radhës

Tramvaji hyn brenda dyqanit në qendër të Oslos, plagosen 4 persona

Të fundit nga

ShkoLartë