Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se sipas informacioneve që ka ai, në lojë ka shumë më shumë se sa ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë.
“Kovaçevski refuzon mundësinë për unitet kombëtar në lidhje me Bullgarinë”, tha Mickoski.
Sipas tij, një marrëveshje kombëtare do të thotë se nuk do të kritikohet qeveria e kaluar nga qeveria e re.
“Kovaçevski në vend të koalicionit me popullin e Maqedonisë dhe në anën e interesave stetërore, është në koalicion me Bullgarinë”, tha mes tjerash Mickoski.