Nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që folësit paraprak e thanë. Do e shfrytëzoj rastin të falënderoj kryesinë e KDP-së këtu për pritjen.
Dëgjuat edhe vetë se nga këtu eksportohet në 9 tregje. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Prilepit që vijnë nga Kuvendi maqedonas, të cilët luftojnë gjithmonë dhe prioritet i kanë prodhuesit e duhanit nga ky rajon, Ministrinë e Bujqësisë dhe ministrit nënkuptohet i cili po ashtu i ka si prioritet kryesor prodhuesit e duhanit si dhe të gjithë bujqit.
Pres që kjo periudhë e konsolidimit të Kombinatit të Duhanit të Prilepit të mbetet tanimë pas nesh. Gjendja nga aq sa kisha mundësi të shoh është e konsoliduar dhe pres që në vitet në vijim t’i kushtojmë vëmendje zhvillimit, investimeve të reja, rritjes së prodhimit dhe asaj pse këto 9 tregje të mos bëhen 18 për ndonjë vit nga dita e sotme. Kjo është ajo për të cilën kjo Qeveri do të japë mbështetje të pakushtëzuar dhe pres që këto kushte të jenë pjesë e bashkëpunimit tonë të përbashkët edhe në të ardhmen.