mickoski kjo qeveri ka shumice te madhe me ose pa taravarin lojerat prapa perdeve jane te

Mickoski: Kjo Qeveri ka shumicë të madhe me ose pa Taravarin, lojërat prapa perdeve janë të lexueshme

May 5, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski sot para mediave u pyet edhe për takimin që do të ketë sot me kreun e ASH-së, Arben Taravari.
Ai tha se para Arben Taravarit janë dy zgjidhje: njëra është kjo Qeveri e cila ofron reforma dhe ndryshime, ndërsa opsioni i dytë është ai që me vite e ka kriminalizuar shtetin dhe ka shkatërruar institucionet.
“Nuk ka opsion të tretë, kjo është zgjidhja. Do të doja të dëgjojë nga Taravari se cili opsion është më i mirë për të”, tha Mickoski.
Sa i përket marrëdhënieve personale me Taravarin, kryeministri tha se si person ka mendim pozitiv, por në politik, fytyra është diçka që ose e ke ose nuk e ke.
“Ose e mbanë fjalë ose nuk e mban. Në rastin e tij, të paktën tre herë kamë treguar se e mbajë fjalën dhe në momente kur ndoshta ka patur dilema në kuadër të udhëheqësisë së partisë. Lojërat prapa perdeve janë të lexueshme dhe lehtë identifikohen. Zakonisht ju bien në kokë atyre që i bëjnë. Askënd në jetë nuk e kam lutur dhe nuk e kam ndërmend ta lus. Me ose pa Taravarin, Qeveria është stabile me shumicë të madhe”, tha Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti po ndertojme sistem te qendrueshem per mbrojtjen e mjedisit 6818948daab7f
Story i mëparshëm

Mexhiti: Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit

mmjph po nderton nje qasje sistematike ndaj mbrojtjes se mjedisit 68189494820de
Story i radhës

MMJPH po ndërton një qasje sistematike ndaj mbrojtjes së mjedisit

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë