mickoski kjo dite eshte shume e rende per maqedonine institucionet te kryejne detyrat 67d6a9a59f3e2

Mickoski: Kjo ditë është shumë e rëndë për Maqedoninë, institucionet të kryejnë detyrat!

March 16, 2025
1 minut lexim

Pas tragjedisë në Koçani ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski.

Mickoski, ka shkruar se kjo është një ditë e rëndë dhe e trishtë për Maqedoninë. Sipas tij, humbja e jetëve të reja është e pazëvendësueshme dhe dhimbja është e pakufishme.

“Në këto momente dhimbjeje të thellë, mendimet tona janë me ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave – forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të zbutur, qoftë edhe pak, dhimbjen e tyre dhe për t’i ndihmuar në këto çaste më të vështira.
I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente – shërbimeve shëndetësore, policisë, pushtetit lokal – të ndërmarrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.

Gjatë ditës, pasi të jenë shqyrtuar rrethanat nga institucionet përkatëse, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacione rreth hapave të ndërmarrë.
Në këto kohë trishtimi të thellë, kur zemrat tona janë të thyera nga dhimbja për këtë tragjedi të tmerrshme, bëj thirrje për unitet, bashkim, humanitet dhe përgjegjësi.

Zoti qoftë me familjet e viktimave dhe të lënduarve, si dhe me popullin e Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski.

Burimi:TV Shenja

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e verteta shokuese per gjestin dhe eglin del ne drite 67d6a5758aa76
Story i mëparshëm

E vërteta shokuese për Gjestin dhe Eglin del në dritë

ibrahimi shpreh ngushellime per tragjedine ne kocani nje lajm trishtues dhe i dhimbshem per te gjithe ne 67d6a9a966bac
Story i radhës

Ibrahimi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçani: Një lajm trishtues dhe i dhimbshëm për të gjithë ne

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë