Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski, një javë më parë i dërgoi porosi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që të reformojë partinë, madje duke i ofruar edhe ndihmë që të pastrohet nga kriminelët. E për këtë porosi të Mickoskit, ka folur edhe nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi në podcastin “ku janë paratë” të pari.com.mk
“E dëgjova që tha se dëshiron të ndihmojë në këtë, ky është lajm shumë i mirë, mendoj unë vërtet e falënderoj për qëllimin e tillë për të ndihmuar, dhe çdo e mirë, me të mirë kthehet! Nëse ai mendon mirë për ne, ne do ta kthejmë ndaj tyre shumëfish, por sigurisht do të kemi më tepër punë”, tha nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi.
Burimi: tv21