mickoski investimet infrastrukturore do ti motivojne qytetaret dhe do te mund ti kthejme serish ne vend 69a486bde05ce

Mickoski: Investimet infrastrukturore do t’i motivojnë qytetarët dhe do të mund t’i kthejmë sërish në vend

March 1, 2026
1 minut lexim

Qarkorja në Kriva Pallankë, e cila u rikonstruktua, sot u hap solemnisht në praninë e përfaqësuesve qeveritarë.

Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi 4,5 km dhe gjerësi 7,5 m, me sinjalizim horizontal dhe vertikal të vendosur.

Rikonstruktimi përfshiu edhe të dyja urat.

Ministri i transportit Aleksandar Nikoloski, tha se kjo është një infrastrukturë rrugore e rëndësishme, pjesë e Korridorit 8, e cila nuk përfaqëson vetëm qarkoren e Kriva Pallankës, por edhe lidhje me Bullgarinë fqinje.

“Me modernizimin e qarkores në Kriva Pallankë dhe rrugën e ekspres që çon nga Kriva Pallanka në Stracin, zhvillohet krahu lindor i Korridorit 8”, tha Nikolloski.

Kryeministri Kristijan Mickoski pret që në periudhën e ardhshme në këtë pjesë të vendit të investohen disa qindra milionë euro, duke treguar lidhjen hekurudhore me Bullgarinë, fazën e dytë të rikonstruksionit të pikës kufitare dhe infrastrukturën rrugore.

“Njerëzit të cilat e kanë braktisur Maqedoninë e shohin tani se atje ku kanë shkuar, posaçërisht në pjesën e Evropës perëndimore, gjendja nuk është ashtu siç e kanë pritur, mendoj se me investime të këtilla do t’i motivojmë njerëzit dhe do të mund t’i kthejmë njerëzit në shtëpi”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Sipas drejtorit të Rrugëve Shtetërore”, Koce Trajanovski, qarkorja është ndërtuar sipas të gjitha standardeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush do ta zevendesoje udheheqesin suprem te iranit disa nga emrat e mundshem 69a480ccc8704
Lajmi i mëparshëm

Kush do ta zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Disa nga emrat e mundshëm

klodi pas big brother nuk kam fjale te ju falenderoj per gjithe dashurine e mbeshtetjen ne kete rrugetim 69a488f5f2c45
Lajmi i radhës

Klodi pas Big Brother: Nuk kam fjalë të ju falënderoj për gjithë dashurinë e mbështetjen në këtë rrugëtim

Të fundit nga

Mesfushori i Juventusit kërkohet nga Barcelona

Shumë herë i kritikuar nga tifozët dhe mediet për perfomancat e tij, Manuel Locatelli mund të largohet nga Juventus gjatë verës së ardhshme. Kapiteni aktual i bardhezinjve ka përfunduar në radarin e
ShkoLartë