mickoski inspektorati i tregut konstatoi se me shume se gjysma e diskotekave te cilat kane pasur licenca nuk i plotesojne kushtet 67db2ab9a753e

Mickoski: Inspektorati i Tregut konstatoi se më shumë se gjysma e diskotekave të cilat kanë pasur licenca nuk i plotësojnë kushtet

March 19, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e tij në “Temën e Ditës” në lajmet e Televizionit Sitel, theksoi se pas kontrolleve të kryera në diskoteka, është konstatuar se më shumë se gjysma e atyre që kanë pasur licenca nuk i plotësojnë kushtet dhe theksoi se do të ketë ndalesa për ushtrim të veprimtarisë për të gjithë ata që nuk i përmbushin kushtet.
Sot, para se të vija në këtë intervistë, mora informacion nga Inspektorati Shtetëror i Tregut se janë kontrolluar më shumë se 60-70 lokale. Madje edhe ata që kanë licenca të vlefshme, më shumë se gjysma nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike. Dhe ky është problemi më i madh, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se është biseduar edhe me kryetarin e BNJVL-së për të caktuar urgjentisht një Bord Drejtues, për të kontrolluar të gjitha objektet që janë nën kompetencën e komunave.
Inspektorët komunalë duhet të dalin në terren, të kontrollojnë strehët, tarracat. Nuk ka kthim prapa, kemi nisur. Ose do të fitojë kjo mafie që vazhdon me dekada, ose do të fitojnë populli dhe shteti. Ne jemi në anën e popullit dhe shtetit dhe do të shkojmë deri në fund. Ata do të shohin vendosmërinë tonë, tha kryeministri Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rita ora shfaqet me stil te thjeshte ne sydney 67db267d864e6
Story i mëparshëm

Rita Ora shfaqet me stil të thjeshtë në Sydney

eshte caktuar paraburgim 30 te ditor per efektivet e policise te dyshuar lidhur me zjarrin ne kocan 67db2abcc22e8
Story i radhës

Është caktuar paraburgim 30-të ditor për efektivët e policisë, të dyshuar lidhur me zjarrin në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë