Mickoski i “shpall luftë” Nikolla Gruevskit

Pasi ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski mohuan deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se të tre kanë negociuar fshehurazi ndryshimet në Kodin Penal, sot në një deklaratë më pak befasuese për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se Gruevski ishte në komunikim të fshehtë me Qeverinë.

“Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë. Qeveria beson se mund të përçajë partinë tonë. Por kjo nuk do të funksionojë”, tha Mickoski.

“Fokus” ka kërkuar koment shtesë nga VMRO-DPMNE lidhur me këtë deklaratë, çfarë do të thotë për partinë që ish-lideri i saj ka bërë marrëveshje me një kundërshtar politik dhe nëse disa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kontaktuar nga Gruevski, por partia nuk pranoi të komentojë më tej.

Ndryshe, Ahmeti në një intervistë për TV 21 ka thënë se amendamentet e fundit të Kodit Penal kanë 3 vite që debatohen dhe në këtë proces janë përfshirë LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI.

Në të njëjtën kohë, ai përmendi se janë mbajtur takime të fshehta mes tij, Zaevit dhe Gruevskit. Por siç thekson ai, hera e parë që Zaev u tërhoq nga këto ndryshime, ndërsa tani Hristijan Mickoski është tërhequr.

“Në Klubin e Deputetëve u bënë dhjetëra takime për ndryshimin e Kodit Penal dhe për respektimin e standardeve europiane. Në ato takime kishte grupe pune. Takimet janë mbajtur në mënyrë shumë të fshehtë mes Zoran Zaevit, Nikolla Gruevskit dhe meje. Biseduam me orë e ditë. Erdhëm në momentin që të gjithë u pajtuam dhe në fund VMRO-ja u tërhoq”, deklaroi Ahmeti.

Pas deklaratës së Mickoskit ka reaguar ish-kryeministri Gruevski, duke kërkuar vërtetësinë e dkelarëtës së Mickoskit për përçarjen e VMRO-së.

“Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickovskit për median gjermane dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme:

  1. A është e vërtetë ajo që ka thënë në deklaratën për mediat gjermane
  2. Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, mbishkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përça partinë dhe të jap dëshmi se kam pranuar një lojë të pistë me qeverinë që duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësit e mi në parti.

Shpresoj që përgjigja të jetë e qartë, e paqartë, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, informimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë”, shkruan Gruevski në Facebook.

Story i mëparshëm

Komuna e Tetovës: Dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë

Story i radhës

Jakimovski tallet me panikun e Mickoskit nga Gruevski: Për frikën nuk ka ilaç!

Të fundit nga