Mickoski i bëri thirrje Kovaçevskit për duel televiziv për Marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”

May 4, 2023
1 minut lexim

Diplomacia e Maqedonisë nuk ekziston dhe reduktohet në garë të individëve me dëshirë për ambasadorë ku më me rëndësi është se egoja e kujt do të përmbushet, në vend se të zgjidhet ndonjë problem shtetëror. Atje në MPJ bëhen aranzhmane personale, por jo edhe diplomaci. Prandaj janë edhe disfatat dhe turpet, theksoi në tribunën e sotme me temë “Politika e jashtme”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Para anëtarëve dhe simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së në Manastir, Mickoski përsëriti se nuk do të votojnë për ndryshime kushtetuese në përbërjen aktuale të Kuvendit.

Duke përkujtuar për gjendjet aktuale shoqërore-politike në vend, Mickoski tha se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndërtimit të korridoreve të reja rrugore, por është kundër vjedhjes dhe i bëri thirrje kryeministrit Kovaçevski për duel publik televiziv.

“kam një ofertë publike drejt Dimitar Kovaçevskit, vetë thonë se janë transparent, ndërkaq meqë opinioni meriton përgjigje, meriton të dijë se si shpenzohen miliardat e popullit. Eja të dalim në duel, je duke ikur nga zgjehdjet, je duke ikur nga përballja për tema të ndryshme, eja të dalim në duel, sy më sy dhe publikisht të përballemi vetëm për këtë marrëveshje. Nëse është punuar ndershëm, nëse kanë marrëvehsje të ndershme cilësore e cila ofron të ardhme, do të paraqitet në duel”, theksoi Mickoski.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, partia e tyre do të fitojë në zgjehdjet presidenciale dhe në zgjedhjet parlamentare në të cilat pret shumicë me 61 deputetë.

Në tribunën “Politika e jashtme” në Manastir folën edhe Timço Mucunksi, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, deputeti Antonio Milloshoski, Maria Miteva, Todor Koneski dhe kryetari i Komunës TOni Konjanovski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëna e saj është lutur për 20 vite, Jennifer Lopez shpreh një nga arsyet e rikthimit me Ben Affleck

Story i radhës

Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Të fundit nga

ShkoLartë